Telegrafi

Shtatë gjëra që duhet t’i dini për Aretha Franklin

Aretha Franklin (Foto: Getty Images)

Ikona e muzikës, Aretha Franklin, do të kujtohet më së shumti për fuqinë e vokalit të saj, mirëpo më poshtë jua sjellim disa fakte interesante nga jeta e saj personale dhe nga karriera.

1. Aretha Franklin u mësua vet të luajë në piano pa ditur ta lexojë muzikën, raporton CNN.

2. Hapat e parë në muzikë i mori si fëmijë në një kishë në Detroit duke kënduar në korin e babait të saj.

3. Si e re kishte udhëtuar me aktivistin e famshëm të të drejtave njerëzore, Martin Luther King jr. Në vitin 1968 ajo dha një performancë të paharruar në funeralin e tij.

4. Ajo ka qenë femra e parë që u nderua në hollin e të famshmëve, ‘Rock and Roll Hall of Fame’.

Aretha Franklin (Foto: Getty Images)

5. Vokali i saj katër-oktavësh ishte magjia prapa fuqisë së zërit të Arethas.

6. Në vitin 2005 u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë për arritjet e saja jetësore në arte.

Aretha Franklin duke e marrë medaljen nga presidenti George W. Bush në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë (Foto: Getty Images)

7. Aretha ka kënduar në tre inaugurime presidenciale në SHBA.

Këngëtarja e famshme e muzikës ‘soul’ është ndarë nga jeta mëngjesin e të enjtes në Detroit, në moshën 76-vjeçare. /Telegrafi/