E zeza është klasikë e modës për çdo kohë të vitit kur dëshironi të dukeni elegante, modeste dhe bukur
Fustani i zi i vogël ka pësuar transformimin e saj të modës dhe vjen në një edicion voluminoz që duket i pazakontë.
Kur i shtojmë materiale të reja, mëngë të fryra dhe prerje provokuese – ne do të arrijmë një ekuilibrin perfekt të modës për një dukje të rehatshme dhe moderne, transmeton Telegrafi.
Ne ngadalë po kthehemi në zyra, prandaj fustanet e zeza do të jenë zgjedhja e parë dhe e vetme, por gjithashtu ka fustane-këmisha për takime biznesi dhe ngjarje më të rëndësishme.
Gjithashtu, po flitet se daljet gjatë natës janë shumë afër, pra për ato raste ne tashmë jemi duke kërkuar për fustane të hapura në shpinë ose në kërdhokulla.
Jaka është gjithashtu pjesë e kësaj veshjeje. Harrojeni rripin, sepse silueta është e lirë, e papenguar, e mrekullueshme. E vetmja gjë që e bën atë të bjerë në sy është zinxhiri.
Zgjidhni pantofla ose sandale efektive dhe fillojeni ditën me stil!
1. Fustan i gjatë voluminoz
2. Veshje e shkurtër voluminoze
3. Fustan-këmishë
4. Fustan pa rripa
5. Fustani prej tyli
6. Fustan me dekolte
7. Fustan me jakë
/Telegrafi/