Miliarda njerëz tashmë po vuajnë për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ky është një konkluzion i fundit i një raporti të Kombeve të Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Hulumtimet i lidhin temperaturat në rritje globale me valët e të nxehtit, thatësirat, reshjet e mëdha të shiut dhe zjarret.
Më poshtë ua sjellim një koleksion të imazheve që shfaqin realitetin e të jetuarit në një botë që ngrohet jashtëzakonisht.