Juria ndërkombëtare ka përzgjedhur shtatë finalistët në zgjedhjen e veturës më të mirë të vitit.
Juria ka përzgjedhur shtatë nga 38 kandidatë për çmimin prestigjioz, e ato janë Cupra Born, Ford Mustang Mach-E, Hyundai Ioniq 5, Kia EV6, Peugeot 308, Renault Megane E-Tech dhe Skoda Enyaq, transmeton Telegrafi.
Është interesant se vetëm modeli i Peugeot nuk ka motor elektrik, që do të thotë se ky grup paraqet listën me më së shumti kandidatë që kanë motor elektrik.
Kjo është një situatë krejt ndryshe nga viti i kaluar, kur në listën e ngushtë janë gjetur vetëm dy vetura elektrike – Volkswagen ID 3 dhe Fiat 500 Electric.
Për të marrë pjesë në garë, modelet duhet të jenë të disponushëm në të paktën pesë vende evropiane para përfundimit të këtij viti.
E jurinë e përbëjnë 61 anëtarë nga 23 vende, e kandidatët përzgjidhen me vota. Faza e dytë e votimit do të mbahet vitin e ardhshëm, kurse vetura më e mirë e vitit do të shpallet më 28 shkurt.
Vetura më e mirë për vitin 2012 është Toyota Yaris, kurse një vit më herët ishte Peugeot 208. /Telegrafi/