Policia sot në Përdejci, ka zbuluar gjashtë emigrantë dhe e ka arrestuar kontrabandistin, informoi MPB.
Patrullimi i vendkalimit kufitar “Bogorodicë” rreth orës 2:30 në Përdejci ka ndaluar automobilin “Suzuku Swift” me tabela të Velesit. Automobili është drejtuar nga personi R.R (49) nga Gjevgjelia, thonë nga MPB-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur shtatë shtetas të Afganistanit në moshë pres 18 deri 38 vite.
Emigrantët dhe vozitës janë arrestuar për procedurë të mëtutjeshme./Telegrafi/