Telegrafi

Shtatë dama të Hollywoodit kanë krijuar vetë mbretëritë afariste (Foto)

Ato janë ndër disa damat më të njohura në Hollywood, ndërkaq talenti i tyre nuk është i lidhur ngushtë me atë industri.

Për shkak të punëve “të tyre dytësore”, këto shtatë dama mbajnë statusin e femrave të suksesshme afariste, prandaj edhe kanë qenë posaçërisht interesante.

Dhe jo vetëm që aktrojnë, këndojnë, promovojnë filmat e tyre, albumet, këto femra punojnë me zell, duke u kujdesur për brendin e vet, duke krijuar diçka mu për veten, transmeton Telegrafi.

Fjala është për këto dama…

1. Jessica Alba

Para gjashtë vjetësh bukuroshja Jessica ka themeluar The Honest Company. Fjala është për kompaninë e cila shet produkte jotoksike dhe etike të prodhuara për amvisëri, ndërkaq Alba ka themeluar edhe Honest Beauty – brend i cili shet produkte për kurim të lëkurës dhe për grim. Vlera e kompanive të saj është 1.7 miliardë dollarë.

2. Drew Barrymore

Pos që është e famshme për karrierën prej aktoreje, Drew adhuron të qëndrojë edhe pas kamerës. Prandaj ka themeluar shtëpinë e produksionit Flower films, mirëpo nuk është kjo e gjitha. Ka lëvizur nga Hollywoodi me suksese të tjera afariste. Fjala është për kompaninë e suksesshme të grimit Flower Beauty, tëcilën e themeloi më 2013.

3. Jessica Simpson

Jessica Simpson para 11 vjetësh ka themeluar kompaninë e vet dhe koleksionin e veshjeve të modës, këpucëve, çantave, stolive, syzeve të diellit dhe të aksesorëve të tjerë të modës. Gjithsesi është impresionuese dhe fitimi vjetor i brendit të Jessica Simspon Collection, i cili është një miliard dollarë.

4. Sarah Jessica Parker

Aktore e famshme është adhuruese e madhe e këpucëve, kështu që Parker ka krijuar linjën e vet të këpucëve të femrave – SJP Collection. Pos këpucëve të cilat punohen me dorë në Itali, aktorja ka edhe linjën e çantave që prodhohen në Amerikë.

5. Reese Witherspoon

Për Reese Witherspoon aktrimi nuk është profesion i vetëm jetësor. Ajo është producente e suksesshme dhe pronare e shtëpisë së produksionit Pacific Standrad. Natyrisht, kjo nuk është e gjitha. Para dy vjetëve aktorja e njohur ka themeluar brendin Draper James. Fjala është për koleksionin e modës për të cilin Reese inspirimin e gjen në viset jugore të SHBA-së.

6. Gwyneth Paltrow

E famshmja Gwyneth, në vitin 2008, ka themeluar brendin Goop. Fjala është për ueb-faqen në të cilën ajo rekomandon produkte të ndryshme, nga pjesët e modës deri te gjërat për rregullim të shtëpive dhe ofron këshilla dhe receta të ndryshme. Gjithashtu, në kuadër të brendit, ajo ka edhe linjën e vet të produkteve të bukurisë.

7. Kate Hudson

Kate Hudson në vitin 2013 ka qenë njëra ndër themelueset e kompanisë Fabletics. Fjala është për rrobat e krijuara për femra të cilat bëjnë jetë aktive, përkatësisht për rrobat e dedikuara posaçërisht për stërvitje. Vetë Kate është njëra ndër fytyrat mbrojtëse të çdo fushate të kompanisë Fabletisc, ndërkaq me brendin para pak kohësh ka bashkëpunuar dhe Demi Lovato, e cila ka krijuar koleksionin e vet. /Telegrafi/