Të paktën shtatë anije janë përfshirë nga zjarri në portin iranian Busher, ka njoftuar sot agjencia e lajmeve Tasnim.
Nga zjarri nuk ka pasur viktima. Ndryshe Busher është një rajon, dhe selia shumë e rëndësishme e centralit bërthamor të Iranit, transmeton Telegrafi.
Në fotografitë që i ka publikuar IRNA, shihet një re tymi të zi që është ngritur në ajër mbi anijet e përfshira nga zjarri.
Kujtojmë që nga fundi i qershorit në afërsi të bazave ushtarake, bërthamore dhe atyre industriale kanë ndodhur disa shpërthime. /Telegrafi/
https://twitter.com/AmichaiStein1/status/1283389164734513152?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1283389164734513152%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zerohedge.com%2Fgeopolitical%2Fanother-mystery-iran-disaster-seven-ships-fire-southern-iran-port
https://www.youtube.com/watch?v=Y1EAPS33Go0&feature=emb_title