Telegrafi

Shtatë aksidente në Shkup, katër persona të lënduar

Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa katër persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta në katër nga shtatë aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së kaluar në rajonin e Shkupit. Në tre aksidente është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPB Shkup, gjatë ditës së kaluar 67 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë dhe pesë tjerë kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.

“Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 13 shoferë, pasi kanë qenë pa leje për vozitje. Gjithashtu janë përjashtuar edhe nëntë makina të paregjistruara”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se janë marrë masa edhe ndaj 14 këmbësorëve, të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor./Telegrafi/