Telegrafi

Shtatë aksidente dje në Shkup, dy persona të lënduar

Dy persona kanë marrë lëndime trupore në shtatë aksidente trafiku që dje ndodhën në rajonin e Shkupit. Në pesë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Siç njofton policia, 32 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 10 janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve katër kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa 6 pa patent shoferi.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tre makina që kanë qenë teknikisht jo të rregullta dhe shtatë makina të paregjistruara.

Gjatë ditës së djeshme policia ka larguar 106 makina të parkuara në mënyrë jo të rregullt./Telegrafi/