Site icon Telegrafi

Shtatë adetet më të pakuptimta për nuset në Kosovë

1. Me u çu në këmbë për këdo që hyn në derë.

Kjo ndodhë për shkak të respektit. Edhe pse nuk e dimë se çfarë lidhje ka respekti me ngritjen në këmbë.

2. Me hy në shtëpi me këmbën e djathtë.

Nëse gaboni dhe hyni me këmbën e majtë… nuk do të ndodhë asgjë.

3. Me ia marrë me rend dorën tezeve dhe hallave.

Mund të themi që ky është një adet shumë johigjienik.

4. Me e prek lart pragun e derës me sherbet

Krejt çka fiton prej këtij adeti pa lidhje është gishta që të ngjiten prej sherbetit dhe të mundojnë shumë.

5. Shkrimi i emrave të shoqeve përfundi këpucëve të nusërisë.

Emri i asaj që fshihet i pari e ka nafakën më së afërmi. Po, jeta është aq e thjeshtë…

6. Mos me fol derisa të takohesh me burrin

Sepse nëse rastësisht flisni, fëmija juaj i parë do të flas me vonesë… Kjo veç i tejkalon kufijtë e adeteve – horror!

7. Me iu hedhë bombonjera kur hyn dhëndri

Sepse defatoret do të të shajnë deri në mëngjes nëse nuk i ëmbëlson paksa me një bombonjere. Dhe, kaq ishte privatësia e martesës tuaj. /Ripost.net/

 

 

Exit mobile version