Telegrafi

Shtandi i Frigo Deluxe mbërrin nga Kosova në Berlin!

Me plot entuziazëm, Frigo Deluxe po përgatitet për një aventurë të re që do të çojë inovacionin e saj në zemrën e Evropës!

Produktet Premium të Frigo Deluxe kanë mbërritur nga Kosova për në Berlin, duke sjellë me vete një pasuri ideash dhe zgjidhjesh që do të transformojnë industrinë gastronomike në festivalin gjigant të gastronomisë në Berlin.

Frigo Deluxe, një lider në tregun tonë për pajisje profesionale dhe industriale në gastronomi, do të jetë sponsor dhe pjesëmarrës në Global Albanian Gastronomy Festival.

Në panairin Global Albanian Gastronomy Festival, Frigo Deluxe do të prezantojë pajisje PREMIUM, që i diferencojnë nga të tjerët.

Pjesëmarrja e Frigo Deluxe në festival tregon angazhimin e saj për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore në fushën e gastronomisë. Me një dizajn modern dhe funksional, produktet e Frigo Deluxe janë krijuar për të përmbushur nevojat e industrisë ushqimore, duke ofruar efikasitet dhe qëndrueshmëri.

Frigo Deluxe ka investuar në teknologji të avancuara dhe procese inovative për të siguruar që produktet e saj të jenë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Shtandi i saj në Berlin do të paraqesë dizajne të reja, që kombinon estetikën me funksionalitetin, duke e bërë çdo kuzhinë më të përshtatshme për nevojat e restoranteve dhe bizneset e tjera ushqimore.

Duke u prezantuar në Berlin, Frigo Deluxe po e shtron rrugën për mundësi të reja partneritetesh dhe bashkëpunimesh në tregun evropian. Kjo është një mundësi për të ndarë njohuri dhe për të mësuar nga trendet e reja në industri, duke krijuar një hapësirë për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.

Bashkohuni me ne për të ndjekur këtë ngjarje të rëndësishme dhe për të mbështetur Frigo Deluxe në këtë aventurë të re, më 02 dhe 03 tetor në Arena Halle në Berlin.