Site icon Telegrafi

Shtajnmaer: Turqia sa më shpejtë ta heq gjendjen e jashtëzakonshme

Shefi i diplomacisë gjermane Frank-Valter Shtajnmaer, i bëri thirrje Turqisë që situatën e jashtëzakonshme ta mbajë në fuqi vetëm aq sa me të vërtetë ka nevojë dhe këtë masë ta heqë sa më shpejtë që është e mundur.

Shtajnmaer këtë e kumtoi mbrëmë vonë, si përgjigje e shpalljes së situatës së jashtëzakonshme, duke i bërë thirrje Qeverisë turke ta mbajë edhe qeverisjen e të drejtës dhe parimin e proporcionalitetit në përgjigjen e tij ndaj tentimit për grusht shtet që u krye në natën midis të premtes dhe të shtunës.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme sërish e theksoi faktin se tentimi për grusht shtet ka pasoja të thella ndaj politikës dhe shoqërisë turke”, tha shefi i diplomacisë gjermane.

Ai shtoi se Gjermania do të vazhdojë t’i bëjë thirrje Turqisë për përmbajtje në përgjigjen e grusht shtetit të dështuar.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbrëmë pas takimit të Këshillit për siguri kombëtare, kumtoi se në vend vendoset gjendje e jashtëzakonshme dhe se ajo do të zgjasë tre muaj.

Exit mobile version