Site icon Telegrafi

“Shtabi i krizës kundër referendumit”: Populli nuk do të përkrah referendumin në mënyrë masive

Karvani i “Shtabit të krizës kundër referendumit”, mbrëmë realizoi takime me qytetarët e Komunës së Karbincit, Probishtipit dhe Shtipit.

“Në takim qytetarët u informuan për marrëveshjen kapitulluese dhe të dëmshme me Greqinë për ndryshimin e emrit, identitetit, dhe historisë së popullit maqedonas. Prej folësve dhe qytetarëve të pranishëm u fitua përshtypja se referendumi nuk do të kalojë sepse populli në mënyrë masive nuk do të del në referendum dhe do ta bojkotojë atë. Populli maqedonas, një pjesë e madhe e qytetarëve, maqedonasit në diasporë nuk dëshirojnë ndryshimin e emrit vet-shfuqizimin e maqedonasve. Pas referendumit të josuksesshëm do të rrëzohet qeveria kukull në Shkup dhe do ato nuk do të kenë kohë të realizojnë kërcënimet të cilët i drejtojnë në terren ndaj qytetarëve për të dalë në votime”, thonë nga Shtabi i Krizës kundër referendumit.

Më tej ato vazhdojnë duke thënë se të gjithë së bashku, duhet të ngrihen në këmbë dhe të ndalojnë qeverinë e instaluar e cila, siç thonë ata kontrollohet nga qendra e huaj që ka për qëllim të fshijë gjithçka që është maqedonase.

“Lufta jonë është e drejtë, ne luftojmë që maqedonasit të mos fshihen nga harta botërore e kombeve, ne luftojmë për mbijetesën e popullit, lufta jonë është detyrë e shenjtë dhe për këtë shkak Maqedonia do të fitojë”, thonë nga Maqedonia Bojkoton./Telegrafi/

Exit mobile version