Site icon Telegrafi

SHSKUK do të punësojë mbi 103 specialistë të pa punë, të profileve mjekësore

Foto: Ilustrim/Arkiv

Menaxhmenti  i  Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, pas analizës së kapaciteteve profesionale të klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme, ka vendosur të shpallë konkursin për pranimin e 103 specialistëve të profileve të ndryshme mjekësorë.

Analiza e detajuar nga SHSKUK, ka konstatuar se nevojat më të mëdha për punësimin e specialistëve janë  në Spitalet e Përgjithshme, meqë mosha mesatare e mjekëve specialistë është e duke u vjetërsuar.

Në të kaluarën, pa analiza të mirëfillta, punësimi ishte përqendruar në QKUK.

Spitalin e Ferizajt do të punësohen 17 specialistë, përfshirë: dermatolog, fiziatër, gjinekolog-obstetër, infektolog, mjekësi interne, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri, radiologji, reumatologji, kardiologji dhe urologji.

Konkursi do të shpallet edhe për pranimin e 16 specialistëve në Spitalin e Gjakovës për këto profile: biokimi klinike, dermatologji, fiziatri, gastro-entorologji, gjinekologji-obstetrikë, kardiologji, mjekësi interne, mjekësi interne-endokrinologji, nenonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, radiologji dhe infektive.

Spitalin e Gjilanit do të punësohen  8 specialistë, përfshirë profilet:  biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gastroentrologji, gjinekologji me obsetrikë,  mjekësi interne, reumatologji dhe toksikologji.

Për Spitalin e Mitrovicës, do të shpallet konkursi për  pranim e 8 specialistëve, përfshirë:  biokimi klinike, gjinekologji  me obstetrikë, mjekësi interne, pediatri, pulmologji dhe otorinolaringologji.

Ndërkaq, për Spitalin e Pejës do të shpallet konkursi për pranim të 15 specialistëve, përfshirë profile si: alergologji me imunologji, biokimi klinike, dermatovenerologji,  fiziatri,  gjinekologji me obstetrikë, infektologji, kirurgji maksilofaciale, pediatri, radiologji dhe reumatologji.

Për nevoja të Spitalit të Prizrenit do të shpallet konkursi për 12 specialistë, përfshirë profilet si: dermatovenerologji, kardiologji, kirururgji maksilofaciale, kirurgji vaskulare, ortopedi, psikiatri e fëmijëve dhe radiologji.

Spitalin e Vushtrrisë do të hapet konkursi për pranim të 14 mjekëve specialistë, përfshirë profilet: biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gjinekologji me obstetrikë, mjekësi interne, mjekësi interne- endokrinologji, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri dhe radiologji.

QKUK do të hapet konkursi  për 11 specialistë përfshirë profilet: alergologji me imunologji, kirurgji maksilofaciale, mikrobiologji, patologji, kardiokirurgji, psikiatri e fëmijëve, kirurgji plastike dhe logopedisë. /Telegrafi/

Exit mobile version