Site icon Telegrafi

ShSKUK: Më shumë lirime se pranime të pacientëve me COVID-19

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit ka pasur më shumë lirime të pacientëve, krahasuar me numrin e pranimeve.

Në QKUK ka pasur 25 pranime të  pacientëve, kundrejt 40 lirimeve të tjera që janë bërë nga ana e mjekëve. Në spitalet e përgjithshme ka pasur 51 pranime, kurse 56 lirime të pacientëve.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 1002 pacientë, prej tyre  887 me COVID-19 pozitivë,  838 me oksigjeno-terapi dhe 65 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika Infektive, 99 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 64  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 28 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14  pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 131  pacientë

Spitali i Gjakovës, 76  pacientë

Spitali i Pejës, 192 pacientë

Spitali i Gjilanit, 90 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 23 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 55 pacientë

Spitali i Ferizajt, 67 pacientë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version