Telegrafi

ShSKUK jep detaje nga rrëzimi i fëmijës në QKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka dhënë detaje rreth rrëzimit të një fëmije që ndodhi sot në QKUK.

ShSKUK, ka sqaruar se rasti nuk ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë.

“Në lidhje me shkrimet që po qarkullojnë në medie se është rrëzuar një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës sqaron se rasti nuk ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë.

Një prind vizitor, derisa po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, kishte me vete një fëmijë të moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Rrëzimi i fëmijës në QKUK, policia thotë se i njëjti kishte shkuar për vizitë të një familjari

ShSKUK ka theksuar se ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, duke i ofruar tretmanin e nevojshëm mjekësor fëmijës, i cili pastaj është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente, ku edhe po merr trajtimin e mëtejmë mjekësor. /Telegrafi/