Site icon Telegrafi

ShSKUK reagon pas deklaratës së deputetit Haxhiu: Gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsej 33 mijë e 666 operacione

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas deklaratës së deputetit Bekim Haxhiu se në vitin 2021 janë realizuar rreth 20 mijë operacione më pak në institucionet publike të shëndetësisë në vend.

Sipas ShKSUK-së, gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsej 33 mijë e 666 operacione, gjë që sipas tyre, përbën rreth 7 mijë operacione më pak se në vitin 2019 (në kohën para pandemisë).

Lexo po ashtu Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi kërkohet shkarkimi i bordit të ShSKUK-së

“Ndërsa krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7,500 operacione më shumë në vitin 2021”, thuhet në një komunikatë për medie nga ana e ShSKUK-së.

Po ashtu, në reagim thuhet se Kosova gjatë vitit 2021 është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19.

“Kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizojë numër të konsiderueshëm të intervenimeve kirurgjikale. Poashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emergjente dhe rastet me sëmundje të rënda (tumoret) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë”, thuhet në  fund, njofton Telegrafi.

Exit mobile version