Site icon Telegrafi

ShSKUK publikon listën e kompanive që kanë vonuar furnizimin me barna

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), këtë të mërkurë ka bërë publike listën e kompanive farmaceutike të cilat kanë bërë vonesa në furnizim me barna dhe material shpenzues.

Në njoftimin për media thuhet se këto vonesa janë bërë përkundër kontratave të lidhura me ShSKUK-në.

Të gjitha këto kompani, thuhet se janë trajtuar sipas Ligjit të Prokurimit Publik, duke u gjobitur për vonesat.

“Po ashtu, po e publikojmë listën me produktet që janë në mungesë, e për të cilat ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por nuk ka pasur ofertues”, thuhet në komunikatën për media.

Bashkëngjitur keni listën e kompanive farmaceutike. /Telegrafi/

Exit mobile version