SHSKUK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se operacionet në QKUK janë duke u kryer normalisht.
“Në bazë të konfirmimit të Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, të gjitha sallat operative kirurgjike në QKUK kanë punuar normalisht, duke përfshirë edhe programin e planifikuar të operacioneve”, thuhet në njoftim.
SHSKUK ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat e nevojshme për funksionim normal të sallave operative.
“SHSKUK ka ndërmarrë masat e nevojshme për funksionim normal të sallave operative, në bazë të informacioneve të sotme nga klinikat kirurgjike edhe ditën e sotme, operacionet po kryhen normalisht”, thuhet më tej në njoftim.
Ndryshe sot gazeta “Zëri” ka raportuar se në Klinika e Kirurgjisë Abdominale, Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe ajo e Urologjisë në fillim të kësaj jave është dashur t’i shtyjnë operacionet si pasojë e mungesës së medikamentit kundër dhimbjeve “Fentanyl” (opioid sintetik). /Telegrafi/