Në konkursin publik të shpallur nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për vende të lira pune, për 22 profile të ndryshme mjekësore, ku u kërkuan 28 specialistë, në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm, edhe pse ekzistojnë vendet e lira të punës të aprovuara në buxhetin e vitit 2018.
Në njoftimin për media thuhet se në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës ishte kërkuar 1 specialist i ORL, por nuk ka pasur të interesuar, po ashtu nuk kishte aplikant për specialist të radiologjisë.
Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ishin kërkuar 2 kirurg të përgjithshëm, por nuk kishte aplikant.
Për Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë nuk kishte aplikant për punësim si specialist i neurologjisë, ORL-së, sikurse nuk kishte interesim edhe për specialistë të interesuar për punësim më repartin e infektiv të këtij spitali. /Telegrafi/