Site icon Telegrafi

ShSKUK nga e hëna rikthen operacionet jo emergjente

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nga data 27 shtator (e hënë) do të rikthejë operacionet jo emergjente (elektive) në të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të hospitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qytetarëve të Republikës së  Kosovës të respektojnë masat antiCOVID dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version