Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë pesë pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 20 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient. /Telegrafi/