Telegrafi

ShSKUK: Në trajtim 15 pacientë të konfirmuar me COVID-19, 2 ndodhen në mjekim intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se po trajtohen 15 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 3 të tjerë post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 9 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 8 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë. /Telegrafi/