12 pacientë të konfirmuar me coronavirus dhe tetë të tjerë post-COVID po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen katër pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 12 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë. /Telegrafi/