Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në kohë rekorde për dallim nga vitet e kaluara, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po bëhet diagnostikimi i meningjitit.
SHSKUK thekson se kjo u bë e mundur falë rritjes së kapaciteteve diagnostike moderne, ku tashmë rezultatet për pacientët kryhen brenda ditës.
“Më parë duhej kohe deri në 5 ditë, që të marrin rezultatet dhe të kuptonin shkaktarët e meningjiteve.
Diagnostikimi i shpejtë parandalon përdorimin e antibiotikëve të spektrit të gjerë, duke ruajtur kështu shëndetin e pacientit, duke racionalizuar përdorimin e antibiotikëve”, thuhet në njoftim.
Trajtimin i meningjiteve është kompleks dhe kërkon trajtim multi-diciplinare.
Sipas njoftimit, tashmë, pacientëve të dyshuar për meningjit u bëhet në kohë të shpejtë edhe ekzaminimet imazherike, si CT, MRI, ultrasonografia transfontaleare. /Telegrafi/