Site icon Telegrafi

SHSKUK: Janë rritur kërkesat për furnizim me oksigjen, spitalet po vazhdojnë të furnizohen sipas kërkesave e nevojave

Foto: Arkiv/Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një komunikate për medie ka thënë se janë rritur kërkesat për furnizim me oksigjen në institucione shëndetësore.

Por sipas SHSKUK-së, furnizimi është duke u bërë konform kërkesave dhe nevojave.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje  për furnizim me oksigjen dhe  institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në lidhje me trajtimin e pacientëve, SHSKUK ka thënë se mjekët kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen në QKUK për trajtim.

Lexo po ashtu Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen

“Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar shëndetësor në vend”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, në vazhdimësi po raportohet për probleme në furnizimin me oksigjen në spitalet rajonale. /Telegrafi/

Exit mobile version