Site icon Telegrafi

ShSKUK furnizohet me serumin kundër kafshimit të gjarprit

Foto Facebook/ Jusuf Islami, realizues Blerdi Malushi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se është furnizuar me sasi të mjaftueshme të serumit kundër kafshimit të gjarprit.

Në njoftimin për media, ShSKUK ka theksuar se serumi është shpërndarë në të gjitha klinikat e QKUK-së e po ashtu edhe në spitalet e përgjithshme rajonale.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe spitalet e përgjithshme rajonale, janë furnizuar me sasi të mjaftueshme me serum kundër të kafshimit të gjarprit – Antivenom Imunoglobulin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version