Site icon Telegrafi

ShSKUK furnizohet me pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka pranuar pjesën e dytë të pajisjeve mjekësore, aparaturë e dorës së fundit, e cila është e nevojshme për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Kështu thuhet në një njoftim nga SHSKUK, ku ndër të tjera bëhet e ditur se në pajisje përfshihen: 600 maska helmetë -CPAP, 15 analizatorë të gazrave në gjak, 100 pompa respiratore kirurgjike me rrymë,  200 pajisje me presion të lartë për terapi me  Oksigjen, me set të pajisje përcjellëse.

“Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, në përputhje me kërkesat. Ato kanë arritur sot në Qendrën Klinike Universitare përmes UNOPS dhe janë pjesë e ‘Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë’, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore, i cili, sipas parashikimeve, pritet rrumbullakësohet ditët në vazhdim me ardhjen e kontigjentit të fundit me pajisje mjekësore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version