Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), është njoftuar nga Klinika e Pulmologjisë, se dje derisa po ofronin kujdesin shëndetësor për pacientët, rreth orës 16:00, në vendin e tyre të punës, nga ana e një familjari, janë sulmuar fizikisht, mjeku, G.H dhe infermierja, T.N.
ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj stafi shëndetësorë, i cili ishte duke trajtuar rastet me Covid-19, në Klinikën e Pulmologjisë, duke kërkuar nga organet kompetente që sulmuesit të marrin dënimin e merituar.
Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të shtunën një person i ka penguar dhe i ka sulmuar fizikisht dy pjesëtarë të stafit mjekësor.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktimat nuk kanë marrë tretman mjekësor. /Telegrafi/