Site icon Telegrafi

ShSKUK: Bie numri i pacientëve COVID-19 në mjekim intensiv

Ka rënë dukshëm numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në mjekim intensiv mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të datës 12 tetor 2021, 4 pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 22  pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë postCOVID-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 12  pacientë. /Telegrafi/

Exit mobile version