Katër pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 25 post-COVID, po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Në një njoftim të ShSKUK-së bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, një pacient
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-COVID
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, një pacient
Spitali i Pejës, dy pacientë. /Telegrafi/