Telegrafi

ShSKUK: 179 pacientë në trajtim nga COVID-19

Foto: Ilustrim

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 176 pacientë me COVID-19.

Kështu thuhet në raportin e punës për datën 26 maj 2021, ku ndër të tjera bëhet e ditur se 78 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, pesë në gjendje të rëndë, 38 pacientë janë të konfirmuar me SARS Cov 2 dhe 84 janë me oksigjeno-terapi.

“Sipas raportit 24 orës të punës, 179 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme. 78 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19. 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 135 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 109 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 38 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 84 janë me oksigjeno-terapi”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave është: “Klinika Infektive, 29 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 3 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë”.

Ndërsa në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 70 pacientë.

“40 të konfirmuar pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rëndë”, thuhet ndër të tjera në raport

E sa i përket numrit të pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme thuhet se në Spitalin e Prizrenit, janë të shtrirë nëntë pacientë, në Spitalin e Gjakovës, 12 pacientë, në Spitalin e Pejës, 24 pacientë, të Gjilanit, 12 pacientë, të Ferizajt, 5 pacientë, të Spitalit të Mitrovicës, 5 pacientë dhe në Spitalin e Vushtrrisë, 3 pacientë. /Telegrafi/