Site icon Telegrafi

ShSKUK: 124 pacientë në trajtim, 38 të konfirmuar me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 124 pacientë janë në trajtim, prej tyre 38 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Sipas njoftimit nga ShSKUK në klinikat COVID të QKUK-së dhe në 7 spitalet e përgjithshme po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID-19.

“Sipas raportimeve, të shtrirë janë 124 pacientë, 38 të konfirmuar pozitivë, 95 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 87  pacientë, 15  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 72  me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 26  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë, 2  në gjendje të rënduar, 23 të konfirmuar pozitivë dhe 23 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4  pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë. /Telegrafi/

Exit mobile version