Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se aktualisht trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 1112 pacientë.
Sipas njoftimit thuhet se 1001 nga ta janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 922 janë me oksigjenoterapi dhe 78 të tjerë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në klinikat COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 415 pacientë, 415 të konfirmuar me COVID-19, 353 me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 697 pacientë, 586 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 569 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 101 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 105 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 33 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 151 pacientë
Spitali i Gjakovës, 85 pacientë
Spitali i Pejës, 200 pacientë
Spitali i Gjilanit, 100 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 28 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë
Spitali i Ferizajt, 74 pacientë. /Telegrafi/