Telegrafi

SHSKUK: 102 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale, dy prej tyre në gjendje të rënde

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se dy pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, nga 102 persona që janë të shtrirë në spitale dhe po trajtohen nga kjo sëmundje.

Sipas ShSKUK-së nga 102 pacientët sa janë të shtrirë në spitalet rajonale në vend, prej tyre 50 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, si dhe 59 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

“Aktualisht pacientë me SARS-CoV-2 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si dhe në katër spitale rajonale”, thuhet në njoftim.

Informata e plotë:

1 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19;

102 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme;

50 të konfirmuar Covid-19 pozitivë;

59 me oksigjeno-terapi;

2 në gjendje të rënduar shëndetësore;

Në QKUK, 72 pacientë të shtrirë, 28 prej tyre Covid-19 pozitivë, 49 me oksigjeno-terapi;

Klinika Infektive, 33 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë;

Në spitalet e përgjithshme, 30 pacientë, 22 prej tyre Covid-19 pozitivë, 10 me oksigjeno-terapi;

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë;

Spitali i Pejës, 8 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë.