Ky është momenti kur një furgon me ngjyrë të bardhë shpërthen dhe përfshihet nga zjarri, derisa policia e Shri Lankës po kontrollonin zonën përreth ku është kryer sulmi terrorist derisa po festohej festa e Pashkëve.
Policia ka gjetur tri bomba brenda veturës, pasi banorët e zonës përreth kishin vërejtur se dikush e kishte parkuar afër vendit ku ndodhi një shpërthim më herët, transmeton Telegrafi.
Ata fillimisht u munduan ta çaktivizojnë, por përkundrazi vetëm sa e aktivizuan, duke detyruar civilët që ishin afër të vrapojnë në të gjitha anët për ta shpëtuar kokën.
Në këtë shpërthim nuk është lënduar askush, mirëpo atë ditë në rrugët e Colombos janë dëgjuar shumë shpërthime, e policia ka gjetur edhe 12 mjete tjera shpërthyese në po atë e ditë kurse të nesërmen edhe 75.
Në video shihet momenti kur furgoni i bardhë shpërthen dhe gjithçka përreth tij shkatërrohet. Po atë ditë kur besimtarët e krishterë po festonin Pashkët, qindra persona humbën jetën në sulmet terroriste, për të cilat mori përgjegjësinë organizata terroriste ISIS. /Telegrafi/