Telegrafi

Shreku ka ekzistuar!

Mundësi profesionist francez Maurice Tillet (1903-1954) në vitet e 20-ta vuante nga akromegalia, sëmundja e rrallë kronike për shkak të të cilës eshtrat rriten në mënyrë të pakontrolluar. Simptomat manifestohen me rritjen e pëllëmbëve dhe këmbëve, buzët e trasha dhe krijimin e rrudhave të tepërta në ballë.

Boksieri profesionist “Engjëlli francez” siç e quanin, fliste 14 gjuhë, ka qenë poet dhe aktor, por shumica e përqeshnin për shkak të sëmundjes. Iku në SHBA për të filluar një jetë të re. Atje është marrë me mundje profesioniste.

Ai bile mposhti edhe Steve “Crusher” Casey më 1 tetor 1944 dhe fitoi titullin e kampionit botërorë. Megjithatë, intelektuali emotiv jetoi si i vetmuar. Ai kënaqej me lojën e shahut me biznesmenin Patrick Kelly i cili nga pleqëria e harroi mikun e tij. Vdiq më 1954 nga zemra e cila iu dobësua për shkak të sëmundjes. Para vdekjes mundësi Bobby Managoff e pyeti nëse lejon t’i bëhet kallëpi prej allçie i fytyrës së tij. Ai pranoi. Managoff bëri tri kallëpe.

Kelly me vite mbante një të tillë në tavolinë në dhomën e ndejës, ndërsa dy të tjerat janë në muze. Shrekun e krijuan në bazë të tij, por duket se personazhi i animuar bartë edhe “tabiatet” tera të “engjëllit francez”. /Telegrafi/