Telegrafi

Shqyrtohet strategjia për mineraret

Po ashtu komisioni ka shqyrtuar edhe planin për ristrukturimin e kombinatit metalurgjik “Trepça” dhe përgatitjen e tij për tërheqje të investimeve.

Strategjinë minerare të Republikës së Kosovës për periudhën 2010-2025, anëtarët e Komisionit e vlerësuan unanimisht dokument të përgatitur mirë, por që është ofruar me vonesë nga Qeveria.

Edhe planin për ristrukturimin e “Trepçës” dhe përgatitjen për tërheqje të investitorëve, anëtarët e Komisionit e vlerësuan të mirë, duke e konsideruar pjesë integrale të strategjisë afatgjate për miniera dhe minerale. Pas debatit lidhur me këto dokumente të ofruara nga Qeveria, Komisioni vendosi që para se të bëjë rekomandimet, gjatë ditëve në vijim të organizojë dëgjim publik. /Telegrafi/