Telegrafi

Shqyrtohet Strategjia për Energjinë 2009-2018

Sipas ministres Pula, Strategjia ka mbështetjen Bankës Botërore, SHBA-ve dhe Komisionit Evropian dhe, është e hartuar në bazë të nevojave afatgjate për sektorin energjisë në Kosovë.

Kjo Strategji, synon që Kosova të ketë kapacitete të nevojshme të energjisë dhe, të mundësojë zhvillimin ekonomik të vendit.

“Qeveria e ka miratuar këtë Strategji. Kjo, bazohet në provat e Qeverisë për sektorin energjisë dhe në paltofromën e energjisë të hartuar së bashku mu Bankën Botërore dhe Departamentin e Shtetit Amerikan. Ka marrë përkhajen e Komisionit Evropian dhe të Piter Fajt. Ne, kemi identifikuar sfidat, me të cilat përballemi dhe kemi caktuar objektivat”, ka thënë Ministrja Pula Shiroka.

Ministrja, tha se Kosova në vitin 2025 do të ketë nevojë për 2000 megavat, të cilat sipas saj, janë parashikuar të prodhohen në Kosovë deri në atë vit.

“Deri më 2025, do të duhen 2000 megavat. Deri atëherë, kemi parashikuar këto kapacitete”, thotë Minstrja Pula-Shiroka.

Deputetja, Myzejene Selmani, si kryesuese e Komisionit Parlamentar të Energjetikës tha se Komisioni i ka dhënë përkrahje Strategjisë në fjalë, por, ka kërkuar që Termocentrali “Kosova B” të mos jetë pjesë e Pakos Tenderuese të Termocentralit “Kosova e re”.

“Komisioni për Energjetikë ka shqyrtuar dhe rekomanduar që Termocentrali “Kosova B” të mos përfshihet në Pakon e Tenderimit të Termocentralit të ri”, ka thënë Myzjene Selmani.

Grupi Paralamentar i PDK-së dhe LDK-së, e kanë mbështetur në parim Strategjinë e Energjisë, duke thënë se hapë mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit.
Et’hem Çeku, nga AAK-ja, kritikoi Strategjinë e Eneregjisë, duke thënë se Qeveria nuk është e aftë t’i shfrytëzojë resurset natyrore të Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit. /rtklive/