Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë takim do të shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
“Miratimi i rendit të ditës, miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 26.5.2019; shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019 dhe të ndryshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/