Site icon Telegrafi

Shqyrtohet raporti i punës së gjykatave në Maqedoni për vitin 2016

Gjykata e Lartë e Maqedonisë do të mbajë sot seancë më të zgjeruar të përgjithshme ku do të shqyrtohet raporti për punën e gjykatave për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në pajtim me Rregulloren për punë të Gjykatës së Lartë, përveç gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në seancë do të marrin pjesë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, kryetarët e Gjykatave të Apelit të Shkupit, Manastirit, Gostivarit dhe Shtipit.

I ftuar është edhe kryetari i Këshillit gjyqësor të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version