Site icon Telegrafi

Shqyrtohet Parkingu i Komunës së Prishtinës te Fakulteti i Filologjisë

????????????????????????????????????

Komiteti për Partneritet Publik Privat (PPP) ka mbajtur takimin e rregullt, ku është diskutuar Raporti tremujor i rregullt financiar i ANP “Adem Jashari”, Projekt propozimi i parkingut nëntokësor te Fakulteti i Filologjisë, i paraqitur nga Komuna e Prishtinës si dhe propozimi i produktit të ri të incentivave për ANP “Adem Jashari”.

Komiteti për Partneritet Publik Privat gjatë takimit shqyrtoi projektin e Komunës së Prishtinës për parkingun nëntokësor dhe në bazë të kërkesës nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, kërkoi nga Komuna e Prishtinës trajtimin e kësaj kërkese. KPPP vendosi që Projekt propozimi i parkingut nëntokësor të Fakulteti Filologjik të shqyrtohet nga KPPP, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet KK Prishtinë dhe UP “Hasan Prishtina”.

Komiteti për PPP shqyrtoi dhe miratoi produktin e ri të skemës së incentivave për ANP “Adem Jashari”, nga i cili priten përfitime të konsiderueshme nga mundësimi i linjave dhe destinacioneve të reja ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version