Site icon Telegrafi

Shqyrtohet kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, i cili filloi të martën në mëngjes një mbledhje lidhur me këtë çështje, pritet të vendosë brenda disa orësh lidhur me kërkesën e tre kompanive energjetike të vendit për rritjen e çmimit për vitin 2011.

CEZ, OST dhe KESH kanë kërkuar prej kohësh tashmë rritjen e cmimit të energjisë deri në 12 për qind, megjithëse Shqipëria po prodhon në sasi maksimale energji edhe për shkak të reshjeve të mëdha që kanë mbushur kaskadat e hidrocentraleve. Tre kompanitë kanë bërë të ditur se rritja e çmimit është e nevojshme sipas tyre për të financuar investimet që do të bëhen qoftë në vënien e sahatëve matës të energjisë, në riparimet në rrjetin e shpërndarjes dhe në punimet në kaskada.

Enti Rregullator i Energjisë po dëgjon argumentat e tre kompanive para se të marrë vendimin. Ndërkohë priten protesta të paralajmëruara kundër rritjes së çmimit të energjisë nga lëvizja Mjaft dhe qytetarët të organizuar nga disa sindikata. /Telegrafi/

Exit mobile version