Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban mbledhje me Komisionin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për veprimtari prodhuese, tregti dhe mjedis, lidhur me ecurinë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë për zbatimin e Marrëveshjeve dhe avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.
Takimi fillon në ora 13:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/