Telegrafi

Shqyrtohet draft-rezoluta për krimet e Serbisë në Kosovë

Gjatë ditës së sotme pritet të shqyrtohet draft-rezoluta për dënimin e gjenocidit dhe krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.

Sot me fillim prej orës 10:00, Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, pritet të shqyrtojë draft-rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, kjo draft-rezolutë përfshin dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb.