Këshilli për verifikimin e fakteve i ka marrë në shqyrtim katër parashtresat të dorëzuara nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) për gjykatësit e Gjykatës Penale, për të cilët kërkohet të analizohet nëse kanë punuar në mënyrë joprofesionale dhe të pamatur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i këtij këshilli, Sasho Pocevski, bëri të ditur për Makfaks se lëndët janë dorëzuar dhe se është kërkuar informacion nga Gjykata Penale për dyshimet në parashtresat e PSP-së.
Bëhet fjalë për gjykatëset Elena Ilievska-Josifovska, Tatjana Mihajllova, Aleksandra Pop Stefanija dhe Lidija Petrovsa, për të cilat PSP-ja pohon se e kanë shkelur Kodin e gjyqësisë dhe dispozitat./Telegrafi/