Site icon Telegrafi

Shqyrtohen aplikimet për akreditime të universiteteve, Ambasada amerikane mbështet Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka thënë se sot Bordi i Këshillit Shtetërorë të Cilësisë po shqyrton aplikimet për akreditimet e universiteteve në Kosovë.

Ambasada e SHBA-së thotë se mbështet pavarësinë e këtij bordi, pa ndikim të jashtëm, transmeton Telegrafi.

“Sot, Bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (SCQ) i Agjencisë së Akreditimit po shqyrton aplikimet për akreditimet e universiteteve në Kosovë. Ne mbështesim pavarësinë e këtij Bordi, pa ndikim të jashtëm, në mënyrë që të sigurohet një arsim cilësor dhe i disponueshëm për çdo student”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej, ambasada e SHBA-së shton se e ardhmja e Kosovës varet nga përgatitja e studentëve të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version