Komisioni Shtëtëror Zgjedhor është duke i shqyrtuar ankesat dhe parashtresat e Lëvizjes Besa në lidhje me procesin zgjedhor, që sipas kësaj partie, parregullsi ka patur në NJZ6 dhe NJZ1, njofton Telegrafi Maqedoni.
Lëvizja Besa konsideron se është dëmtuar dhe duhet që të ketë edhe dy mandate tjera. Nga diskutimet në KSHZ, deri tani, KSHZ-ja vendosi që të pranojë një përfaqësues të Lëvizjes Besa që të sqarojë ankesat dhe parashtresat.
Kjo është mbledhja e 98-të e KSHZ-së. Blerim Sejdiu përfaqëson Lëvizjen Besën dhe sqaron ankesën për në një vendvotim në Haraçinë, ku sipas tij, është bërë trysni ndaj votuesve dhe nuk janë respektuar disa procedura të procesit zgjedhor. Dy anëtarë tëë KSHZ-së konsiderojnë se nuk ka dëshmi të qëndrueshme për ankesën, prandaj edhe refuzohet ankesa për në Haraçinë.
13:10
Në parashtresën e Besës për dy vendvotime në komunën e Lokovës thuhet se ka patur votim familjar dhe grupor, agjitacion, votim publik, trysni ndaj votuesve.
Edhe për këtë parashtresë të Besës anëtarë të komisionit konsiderojnë se nuk ka bazë, pasi që nuk ka ndonjë vërejtje të regjistruar në procesverbale, të cilat janë nënshkruar edhe nga anëtarë të Lëvizjes Besa. As thirrja telefonike në Call Center të KSHZ-së nuk u mor parasysh së dëshmi. Me 7 vota kundër dhe 2 pro, u hodh posht edhe kjo parashtesë.
14:45
Ankesa e Lëvizjes Besa për një vendvotim në Haraçinë në Grushinë, ku sipas anëtarit të Besës, qëllimisht nuk është vulosur fletëvotimi, që të shpallet i pavlefshëm më vonë, konsiderohet gjithashtu si e pabazë nga ana e disa anëtarëve të KSHZ-së. Dy anëtarë tjerë konsiderojnë se ka problem në procesverbalin pasi që nuk është nënshkruar nga përfaqësues të partive politike, si vëzhgues, ndërkaq ka edhe tre feltëvotime të pavlefshme. Ata kërkuan që të hapet kutia në fjalë për t’u vërtetuar gjendja faktike. Procesverbali është nënshkruar vetëm nga dy persona. Ankesa e Lëvizjes Besa u refuzua përsëri, pas një debati të gjatë.
14:50
Ankesa e Lëvizjes Besa për në Orllancë është refuzuar nga KSHZ-ja. Përfaqësuesi i Besës tha se në këtë vend ka patur agjitacion dhe fotografime të palejueshme. Megjithatë, edhe në këtë rast, anëtarët e KSHZ konsiderojnë se nuk ka bazë.
15:15
Ankesa e Lëvizjes Besa që kishte të bëjë me Opajën në Komunën e Likovës, gjithashtu u refuzua si e pabazë. Procesverbali është nënshkruar nga anëtarë të Besës, ndërkaq ankesa për nxjerrje të fletëvotimit jashtë vendit të votimit dhe për agjitacion, u konsiderua si pa dëshmi të forta.
15:20
Ankesa e Lëvizja Besa për mospërputhje të numrave të raportuar të votave për në Gazi Babë u hodh posht, me arsyen se nuk ka patur një mangësi të tillë në procesverbale.
15:55
Ankesa e Lëvizjes Besa për qytetin e Tetovës për gjoja votim për njerëzit që nuk ndodhen në Maqedoni, u konsiderua si e pabazë dhe pa dëshmi.
Ankesa e fundit e Lëvizjes Besa për një vendvotim në Gostivar, ku thuhet se një person ka votuar për një person tjetër, u pranua që të rishqyrtohet, pasi që në procesverbal ka të dhëna dhe emër konkret. Me këtë rast, KSHZ-ja do të thërrasë në mbledhje kryetarin e komisionit për vendvotimin 0396/1 dhe anëtarët e komisionit.
18:45
Ankesa e parë e LSDM-së është në lidhje me një vendvotim në Komunën e Tearcës, për mungesë të disa fletëvotimeve. Disa anëtarë të KSHZ-së thanë se këto ankesa nuk kanë bazë. Me shumicë votash anëtarët vendosën që në seancë të thirrin përfaqësues nga KKZ në Tearcë për t’i njoftuar më hollësisht rreth parregullsive që ka paraqitur LSDM-ja.
20:45
KSHZ-ja ka vendosur për ankesën e pranuar të Lëvizjes Besa, që kishte të bëjë me mohim të të drejtës së votës së një qytetare nga Komuna e Gostivarit, për shkak se siç thuhet në arsyet e kësaj qytetare kishte nënshkruar një person tjetër, është vendosur që nënshkrimet e saj të letërnjoftimit dhe nënshkrimi që është gjendur në listën zgjedhore të dërgohen në hetime poligrafike dhe grafologjike, që të konstatohet nëse vërtetë në vend të saj ka votuar dikush tjetër./Telegrafi/