Telegrafi

Shqyhet qëllimisht piktura e vjetër që vlente miliona euro (Foto)

Në Galerinë Nacionale të Londrës, një vizitor i paemëruar e ka nxjerr një kaçavidë dhe e ka shqyer pikturën e punuar nga Thomas Gainsborough.

Rojat e sigurisë kanë vrapuar me shpejtësi dhe e kanë ndaluar, në mënyrë që të mos bëjë edhe dëme tjera ilustrimit të bërë me 1785, transmeton Telegrafi.

Piktura e vitit 1785që u shqye me kaçavidë

Piktura që ka vlerën e miliona eurove, ka dy shqyerje shumë të mëdha, që vështirë mund të rregullohen pa u vërejtur.

“Ky punim është hequr nga ekspozimi, por do të përpiqemi ta sjellim sërish siç ishte”, thuhet në komunikatën e galerisë, lidhur me rastin.

Nuk bëhet e ditur pse ndodhi kjo, apo nëse vandali ishte pjesë e ndonjë grupi që planifikojnë dëmtime të tilla teë veprave të artit. /Telegrafi/