Në Galerinë Nacionale të Londrës, një vizitor i paemëruar e ka nxjerr një kaçavidë dhe e ka shqyer pikturën e punuar nga Thomas Gainsborough.
Rojat e sigurisë kanë vrapuar me shpejtësi dhe e kanë ndaluar, në mënyrë që të mos bëjë edhe dëme tjera ilustrimit të bërë me 1785, transmeton Telegrafi.
Piktura që ka vlerën e miliona eurove, ka dy shqyerje shumë të mëdha, që vështirë mund të rregullohen pa u vërejtur.
“Ky punim është hequr nga ekspozimi, por do të përpiqemi ta sjellim sërish siç ishte”, thuhet në komunikatën e galerisë, lidhur me rastin.
Nuk bëhet e ditur pse ndodhi kjo, apo nëse vandali ishte pjesë e ndonjë grupi që planifikojnë dëmtime të tilla teë veprave të artit. /Telegrafi/